Gerta: Gjesti e ka merituar fitoren, ka qenë i vërtetë!
Gerta u shpreh se Gjesti e meritoi fitoren e Big Brother VIP 4, teksa shtoi se ka qenë i vërtetë. Në “Post Big Brother VIP 4”, Gerta argumentoi pse Gjesti e meritoi fitoren, ndërsa u ndal te dy ‘rivalët’ e saj në lojë, Rozana dhe Laertin, për të cilët tha se nuk kanë treguar veten…

ShowBiz
Gerta u shpreh se Gjesti e meritoi fitoren e Big Brother VIP 4, teksa shtoi se ka qenë i vërtetë.
Në “Post Big Brother VIP 4”, Gerta argumentoi pse Gjesti e meritoi fitoren, ndërsa u ndal te dy ‘rivalët’ e saj në lojë, Rozana dhe Laertin, për të cilët tha se nuk kanë treguar veten e tyre si janë.
Gerta: Fitorja e Gjestit është e merituar, duke pasur parasysh që publiku ka dashur lojërat që ai ka bërë në shtëpi, ai është fituesi dhe pikë, nëse personi që ka paraqitur Gjesti në shtëpi dhe nga votat e publiku… ky është një format ku gjithsecili ka pikat e forta. Publikut i pëlqen e vërteta. Gjesti ka pranuar që ka 5 klasë shkollë, ka pasur një jetë të vështirë. Nuk është se ka treguar një jetë ndryshe, publiku e ka pëlqyer të vërtetën. Nuk është person që tjetër është dhe tjetër hiqet. Opinioni publik pëlqen të vërtetën e këtij personi. Rozana, Laerti, këta dy persona knuk e kanë treguar veten e tyre si janë.
Laert: Ndaj na sollën ne finale.
Gerta: Mendoj se zërin e kam më të fuqishëm.