“Veç një minutë kushton 100 euro” – Përparim Rama bën thirrje të respektohen regullat e trafikut
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kërkuar nga ngasësit e automjeteve të që ‘’mendojnë për të tjerët’’, dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit. Rama në profilin e tij në Facebook ka ndarë një video ku shihen se si veturat janë parkuar në hapësira ku s’lejohet dhe kësisoj kanë bllokuar rrugët. ‘’“Veç një minutë”, bllokon trafikun…

Lajme
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka kërkuar nga ngasësit e automjeteve të që ‘’mendojnë për të tjerët’’, dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.
Rama në profilin e tij në Facebook ka ndarë një video ku shihen se si veturat janë parkuar në hapësira ku s’lejohet dhe kësisoj kanë bllokuar rrugët.
‘’“Veç një minutë”, bllokon trafikun dhe kushton 100€!
Parkimi dhe ndalesa në korsinë qarkulluese,
bllokon rrugët, pengon këmbësorët dhe krijon kaos në trafik.
Mendo për të tjerët. Respekto rregullat e qarkullimi’’, ka shkruar Rama.