Zelensky flet pas takimit me Trump: Ka potencialin të bëhet historik – armëpushim i plotë dhe pa kushte
Takimi me Trump, ka ‘potencialin të bëhet historik’- kështu është shprehur Presidenti I Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pas takimit me Presidentin e SHBA, Donald Trump në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan. Ai thotë se “takimi shumë simbolik” ka “potencialin të bëhet historik, nëse arrijmë rezultate të përbashkëta”. “Shpresojmë për rezultate në gjithçka që trajtuam. Mbrojtja…

Bota
Takimi me Trump, ka ‘potencialin të bëhet historik’- kështu është shprehur Presidenti I Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pas takimit me Presidentin e SHBA, Donald Trump në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.
Ai thotë se “takimi shumë simbolik” ka “potencialin të bëhet historik, nëse arrijmë rezultate të përbashkëta”.
“Shpresojmë për rezultate në gjithçka që trajtuam. Mbrojtja e jetës së popullit tonë. Armëpushim i plotë dhe pa kushte. Paqe e besueshme dhe e qëndrueshme që do të parandalojë shpërthimin e një lufte tjetër.” Ai e përfundon postimin e tij në X duke falënderuar presidentin e SHBA-së.