Sulmohet fizikisht një doktoreshë në QMF-në e Lipjanit, arrestohet e dyshuara
Një doktoreshë është sulmuar fizikisht nga një grua në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Lipjan. Për këtë rast është arrestuar një e dyshuar, e cila më pas është dërguar në mbajtje. Policia veprën e ka cilësuar si “sulm ndaj personit zyrtar”. “Lipjan 24.04.2025 – 10:45. Më 25.04.2025 është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që…

Lajme
Një doktoreshë është sulmuar fizikisht nga një grua në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Lipjan.
Për këtë rast është arrestuar një e dyshuar, e cila më pas është dërguar në mbajtje.
Policia veprën e ka cilësuar si “sulm ndaj personit zyrtar”.
“Lipjan 24.04.2025 – 10:45. Më 25.04.2025 është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare doktoreshë në QMF Lipjan. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, njoftoi policia në raportin 24-orësh.