Këta raportohet se janë katër të arrestuarit në operacionin e anti-terrorizimit në Kaçanik
Një operacion i madh i Njësisë Kundër Terrorizmit është finalizuar me katër arrestime në komunën e Kaçanikut, në kuadër të hetimeve për vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika. Burime të Sinjalit konfirmojnë emrat e personave të ndaluar si: Labinot Murati, Fatjon Tusha, Elmedin Raka dhe Ridvan Axhami. Të katër këta persona dyshohet…

Lajme
Një operacion i madh i Njësisë Kundër Terrorizmit është finalizuar me katër arrestime në komunën e Kaçanikut, në kuadër të hetimeve për vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika.
Burime të Sinjalit konfirmojnë emrat e personave të ndaluar si: Labinot Murati, Fatjon Tusha, Elmedin Raka dhe Ridvan Axhami.
Të katër këta persona dyshohet se janë të përfshirë në vepra penale të rënda, përfshirë: “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje“, “Pjesëmarrje në grupe terroriste“, dhe “Rekrutim për qëllime terroriste“.
Operacioni u zhvillua mëngjesin e 25 prillit 2025 dhe përfshiu bastisje të njëkohshme në disa lokacione. Burimet hetimore kanë konfirmuar për Sinjalin se të arrestuarit kanë qenë nën masa të fshehta të hetimit prej kohësh dhe veprimet e tyre janë monitoruar përmes përgjimeve dhe vëzhgimeve fizike.
Hetimet lidhen drejtpërdrejt me rastin e vrasjes së rreshterit Afrim Lika – një ngjarje që ka tronditur strukturat e sigurisë në vend dhe që po trajtohet me prioritet maksimal nga Prokuroria e Krimeve të Rënda
Sipas informacioneve, provat e siguruara nga bastisjet konsiderohen vendimtare dhe do të luajnë rol kyç në formalizimin e akuzave.