​Nxënësi në Francë godet me thikë katër shokë të klasës

Në një shkollë në qytetin perëndimor francez Nantes, policia ka kapur sot një nxënës të armatosur me thikë. Ai goditi me thikë të paktën katër kolegë të tij. Një gjimnazist hyri në ambientet e shkollës Notre-Dame-de-Toutes-Aides, i armatosur me thikë. Ai hyri në dy klasa të ndryshme dhe theri me thikë të paktën katër nxënës,…

Bota

24/04/2025 15:03

Në një shkollë në qytetin perëndimor francez Nantes, policia ka kapur sot një nxënës të armatosur me thikë. Ai goditi me thikë të paktën katër kolegë të tij.

Një gjimnazist hyri në ambientet e shkollës Notre-Dame-de-Toutes-Aides, i armatosur me thikë.

Ai hyri në dy klasa të ndryshme dhe theri me thikë të paktën katër nxënës, raportoi BFMTV, duke cituar burime policore.

Mësuesit e nënshtruan atë përpara se të vinte policia. Sulmuesi është një nxënës 15-vjeçar në vitin e dytë të gjimnazit dhe deri më tani nuk ka qenë i njohur për policinë, drejtësinë apo shërbimet e inteligjencës.

Rreth mesditës, ai u ngjit në katin e dytë të shkollës dhe goditi me thikë një nxënës, më pas u kthye në katet e poshtme ku sulmoi të paktën tre adoleshentë të tjerë. Nuk dihet ende shkalla e lëndimeve të viktimave.