Fakulteti Filozofik nënshkruan marrëveshje me Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit në Tiranë
Fakulteti Filozofik në Universitetin e Prishtinës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit në Tiranë. Kjo ujdi u tha se do të thellojë bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e librit dhe kulturës. Krahas kësaj, në kuadër të këtij bashkëpunimi, kjo qendër bëri edhe dhurimin e 67 titujve të rinj…

Lajme
Fakulteti Filozofik në Universitetin e Prishtinës ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit në Tiranë.
Kjo ujdi u tha se do të thellojë bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në fushën e librit dhe kulturës. Krahas kësaj, në kuadër të këtij bashkëpunimi, kjo qendër bëri edhe dhurimin e 67 titujve të rinj për bibliotekën e Fakultetit Filozofik, si një shenjë vlerësimi dhe mbështetjeje me rastin e 65-vjetorit të këtij fakulteti.
Pjesë e ceremonisë ishte edhe ambasadori i Shqipërisë, Petrit Malaj, i cili tha se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit në fushën e dijës, artit dhe kulturës.
“Ne do të jemi në hapat e duhur. Ne do të jemi në ritmin e duhur dhe do të mbështesim çdo projekt që do të çojë më tej këtë vëllazëri dhe këtë unitet tonë të përbashkët në fushën e dijës, arsimit, artit dhe kulturës”, thekson ai.
Në anën tjetër, drejtoresha e Qendrës së Librit dhe Leximit në Shqipëri, Arta Bardhyli, tha se është shumë e rëndësishme që Shqipëria dhe Kosova të bashkëpunojnë në fushën e librit dhe kulturës.
“Një marrëveshje e cila është vetëm fillimi i një sërë koperimësh që ne duam të kemi me këtë fakultet. Është shumë e rëndësishme që dy vendet tona të bashkëpunojnë në fushën e librit dhe të kulturës. Ky është një fakultet që ka lidhje me mendimin dhe shoqëritë tona kanë nevojë për mendimin. Çdo nismë që ka në thelbin e saj mendimin, ndërgjegjësimin dhe pranimin sa më shumë në diskursin publik të intelektualëve është e bukur dhe nevojshme. Uroj të ketë sa më shumë lexues për këto libra dhe të pasurohet kjo bibliotekë”, tha ajo.
Ndërkaq, nikoqiri dekani i Fakultetit Filozofik, Bekim Baliqi, u shpreh mirënjohës për dhurimin e titujve të librave për fakultetin që ai udhëheq.
“Dhuratë më e mirë sesa libri nuk mund të ketë një fakultet si për studentë dhe për staf e të gjithë ne. Ne jemi shumë mirënjohës”, shtoi ai.
Mes tjerash u tha se ky bashkëpunim është vetëm fillimi sa i përket projekteve dhe aktivitete të përbashkëta në vazhdim në çdo aspekt të punës me librin.