Sorensen përfundon takimin me Bislimin, nga aty do të niset për në Beograd
Emisari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen ka përfunduar takimin mbi një orësh me kryenegociatorin kosovar, Besnik Bislimi. Sorensen pas përfundimit të takimit me Bislimin, foli shkurt para gazetarëve, derisa nuk dha detaje për diskutimet e bëra. Ndryshe takimet si ky i sotmi i quajti pjesë e zakonshme të misionit. Po ashtu…

Lajme
Emisari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen ka përfunduar takimin mbi një orësh me kryenegociatorin kosovar, Besnik Bislimi.
Sorensen pas përfundimit të takimit me Bislimin, foli shkurt para gazetarëve, derisa nuk dha detaje për diskutimet e bëra.
Ndryshe takimet si ky i sotmi i quajti pjesë e zakonshme të misionit.
Po ashtu Sorensen tha se nga Prishtina do të udhëtojë për në Beograd.
“Sot jam në Prishtinë si pjesë e zbatimit të mandatit. Ekipi im dhe unë jemi duke zhvilluar vizita në nivel pune – kjo është një pjesë e zakonshme e misionit tonë, dhe do të shihni edhe vizita të tjera të ngjashme në të ardhmen. Jam shumë i lumtur që jeni këtu. Nga këtu do të vazhdoj për në Beograd, dhe më pas do të kthehem në Bruksel. Kaq për tani”, ka thënë Sorensen. /Lajmi.net/