Publikohen fotografi nga përurimi i urës në Rogovë, është 134 metra e gjatë

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka publikuar fotografi të urës që u përurua sot në Rogovë. Aty ishte edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti. Ura në Rogovë është më e gjatë se ura e Saradranit të cilën e përuroi Kurti në dhjetor të vitit 2022. “Bashkë me Kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendësministrat Hysen Durmishi dhe…

Lajme

24/04/2025 11:56

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka publikuar fotografi të urës që u përurua sot në Rogovë. Aty ishte edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti. Ura në Rogovë është më e gjatë se ura e Saradranit të cilën e përuroi Kurti në dhjetor të vitit 2022.

“Bashkë me Kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendësministrat Hysen Durmishi dhe Jeton Raka, ishim sot në Rogovë për përurimin e urës së re, ndërtimi i së cilës filloi në prill të vitit të kaluar.”

Aliu tha se ky projekt ka qenë një nevojë thelbësore dhe kërkesë nga banorët e zonës prej vitesh.

“Ky projekt ka qenë një nevojë thelbësore dhe kërkesë nga banorët e zonës prej vitesh, një pritje e gjatë që mori fund me këtë investim të rëndësishëm për Hasin dhe rrethinën.”

Aliu bëri të ditur se kjo urë që kalon mbi lumin Drin, lidh Hasin me magjistralen Prizren – Gjakovë.

“Me një gjatësi prej 134 metrash, gjerësi prej 10 metrash dhe vlerë prej afro 1 milion eurosh, përveç që sjell siguri dhe lehtësi për të gjithë rrethinën.”