Lipovica i “rezervave shtetërore” me objekte afariste, toka, shtëpi e banesa- gruaja e tij pjesë e Qeverisë mori edhe grant nga Ministria e Bujqësisë
Drejtori i Akredimit, Irfan Lipovica i cili është emëruar në këtë pozitë një muaj më parë, ishte një nga të dyshuarit për rastin e rezervave shtetërore. Irfan Lipovica është një nga tre të dyshuarit për rastin e rezervave shtetërore, për të cilin rast, të dyshuar janë edhe afaristi Ridvan Muharremi dhe zyrtari tjetër i Ministrisë…

Lajme
Drejtori i Akredimit, Irfan Lipovica i cili është emëruar në këtë pozitë një muaj më parë, ishte një nga të dyshuarit për rastin e rezervave shtetërore.
Irfan Lipovica është një nga tre të dyshuarit për rastin e rezervave shtetërore, për të cilin rast, të dyshuar janë edhe afaristi Ridvan Muharremi dhe zyrtari tjetër i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Hafiz Gara.
Lipovica dhe Gara dyshohen për veprën penale “keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, ndërsa Ridvan Muharremi për veprën penale “dhënia e ndihmës në kryerje të veprës penale të keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar”.
Dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara, bashkë me afaristin Ridvan Muharremi, ishin arrestuar më 18.08.2023 nën dyshimin për veprat “keqpërdorim i detyrës zyrtare”, si dhe “dhënie të ndihmës në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare”.Ridvan Muharremi, Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara ishin liruar nga masa e paraburgimit me Vendimin e Apelit më 31.08.2023, pasi të njëjtit gjendeshin nën këtë masë nga 19.08.2023.
Drejtori i ri i Akreditimit, zyrtari ministror, Lipovica ka deklaruar pasurinë e tij në mars të këtij viti si zëvendësdrejtor i Akreditimit në Ministrinë e e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, shkruan lajmi.net.
Ai ka deklaruar se bashkë me bashkë me bashkëshorten e tij, kanë pasuri të paluajtshme plot 429 mijë e 700 euro, ndërsa në pronësi të tij personale ka një banesë në vlerë 60 mijë euro.
Bashkëshortja e tij e cila gjithashtu punon në Qeverinë e Kosovës, Lipovica ka deklaruar se ajo posedon pajisje bujqësore të cilat kapin vlerën e 25 mijë eurove dhe i ka blerë përmes një granti të Ministrisë së Bujqësisë dhe disa kursimeve të tyre. Gjithashtu, ajo sipas deklarimit të Lipovicës ka 20% të aksioneve në ndërmarrjen “NPT Tafaj”.
Nga kursimet, ai ka deklaruar se ka vetëm 1 mijë e 950 euro, ndërsa si pagë vjetore nga MINT ai ka deklaruar 16 mijë e 468 euro.
Për zyrtarin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Irfan Lipovica, në Dosjen e Prokurorisë thuhej se ekzistojnë dyshimet e bazuara se nga muaji shkurt i vitit 2022, në Prishtinë, në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë së Kosovës, në cilësinë e personit zyrtar, me pozitë Zëvendëssekretar i Përgjithshëm, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për personin tjetër dhe shkaktim të dëmit të buxhetit të Republikës së Kosovës, ka tejkaluar autorizimet ligjore të parapara për pozitën që e ka ushtruar. Kësisoj, sipas Prokurorisë, Lipovica me dijeni të plotë ka lejuar që në kundërshtim me legjislacionin në fuqi të anashkalohet procedura e hapur e prokurimit publik për blerjen e rezervave shtetërore.