Miliona euro vetëm në piktura, kjo është pasuria milionëshe e Përparim Ramës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë publike pasurinë e tij, duke zbuluar pronësi të konsiderueshme si në Kosovë, ashtu edhe në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe aksione në disa kompani vendore dhe ndërkombëtare. Sipas deklarimit zyrtar, Rama zotëron gjithsej gjashtë prona banimi dhe afariste. Ato përfshijnë një banesë prej 120 m² të…

Lajme

23/04/2025 23:31

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë publike pasurinë e tij, duke zbuluar pronësi të konsiderueshme si në Kosovë, ashtu edhe në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe aksione në disa kompani vendore dhe ndërkombëtare.

Sipas deklarimit zyrtar, Rama zotëron gjithsej gjashtë prona banimi dhe afariste.

Ato përfshijnë një banesë prej 120 m² të blerë në vitin 2017 për 2,581,253 euro, një tjetër prej 87 m² të blerë më 2016 për 996,140 euro, dhe një banesë 100 m² të blerë në vitin 2010 për 997,314 euro.

Po ashtu, ai ka në pronësi një objekt afarist prej 600 m² të blerë në vitin 2018 për 1,102,314 euro dhe një rezidencë 120 m² të blerë përmes kompanisë së tij 4AM LTD në vitin 2011 për 1,173,310 euro.

Në kategorinë e pasurisë së luajtshme dhe pronave jashtë vendit, Rama ka deklaruar një veturë “Tesla” të blerë më 2017 me vlerë 65,000 euro, si dhe një koleksion pikturash të trashëguara që nga viti 2004 me vlerë të deklaruar prej 4 milionë eurosh.

Ai gjithashtu ka në pronësi disa prona në Londër, përfshirë:

Campden Hill Mansions – 1,750,000 euro

Flat 6, Westbourne Park – 849,000 euro

Njësi 2B, Westpoint, Warple Way, Croydon (500 m²) – 900,000 euro

Studio, 8A Vulcan Way, Croydon – 980,000 euro

4AM LTD, Warple Way – 950,000 euro

Prona në Upper Fairfield Road (870 m²) – 4.5 milionë euro

Rama është gjithashtu aksionar në disa kompani të ndryshme, përfshirë:

Infinity 8 AB – 12% e aksioneve (300,000 euro)

Microcemento – 100% (10,000 euro)

4AM SHPSH – 100% (100,000 euro)

Rama dhe Rrahmani – 50% (1,000 euro)

4AM LTD – 100% (2 milionë euro)

StudioRama LTD – 100% (50,000 euro)

Nonlinear Matrix – 100% (100,000 euro)

4M Works LTD – 100% (100,000 euro)

Në llogaritë bankare, ai ka deklaruar para të gatshme në shumën prej 12,000 euro në Raiffeisen Bank dhe 12,500 paund në Halifax Bank në Londër.

Të ardhurat vjetore të kryetarit të Prishtinës përfshijnë pagën mujore si kryetar komune prej 1,372 euro, si dhe të ardhura nga qiraja e pronave në Londër që kapin shumat 3,850, 4,850, 2,385 dhe 4,000 euro në muaj nga prona të ndryshme.

Rama ka deklaruar gjithashtu disa kredi aktive, përfshirë:

541,000 euro për blerjen e banesës në Westbourne Park Road

512,000 euro për njësinë 2B në Croydon

1.1 milion euro për Campden Hill Mansions

370,000 euro për një tjetër pronë

500,000 euro për pronën në Vulcan Way (përmes StudioRama)

490,000 euro për blerjen në Warple Mews

Deklarimi i pasurisë së Përparim Ramës është publikuar në përputhje me obligimet ligjore për transparencë dhe llogaridhënie të zyrtarëve publikë.