Ndahet nga jeta mjekja e njohur e gjinekologjisë, Rabihan Dema
Oda e Mjekëve të Kosovës ka bërë të ditur për ndarjen nga jeta të Dr. Rabihan Dema, mjeke e njohur në fushën e gjinekologjisë dhe obstetrikës. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ata i shprehin ngushëllime familjarëve, miqve e kolegëve të saj. “Dr. Dema ka përfunduar studimet për Mjekësi të Përgjithshme në Fakultetin e…

Lajme
Oda e Mjekëve të Kosovës ka bërë të ditur për ndarjen nga jeta të Dr. Rabihan Dema, mjeke e njohur në fushën e gjinekologjisë dhe obstetrikës.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ata i shprehin ngushëllime familjarëve, miqve e kolegëve të saj.
“Dr. Dema ka përfunduar studimet për Mjekësi të Përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Shkupit, ndërsa specializimin në Gjinekologji dhe Obstetrikë e kreu në Universitetin e Tetovës.
Deri në pensionim, ajo punoi me përkushtim në kujdesin për shëndetin e grave, duke u bërë një emër i respektuar në mesin e kolegëve dhe pacientëve.
Oda e Mjekëve të Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve të saj”, thuhet në njoftimin zyrtar të OMK-së”, thuhej në njoftim.