Vendimi i Kushtetueses për KPM, reagon Miftaraj: Përpjekjet e Kurtit për të kapur këtë mekanizëm dështuan

Ehat Miftaraj nga IKD, ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar Ligjin për KPM-në, duke thënë se ka dështuar autokratizimi dhe ka fituar demokracia. Në postimin e tij, Miftaraj ka shkruar edhe se, me këtë vendim të Kushtetueses ka dështuar përpjekja e Ablin Kurtit dhe LVV-së për të kapur dhe…

Lajme

23/04/2025 17:28

Ehat Miftaraj nga IKD, ka reaguar në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të rrëzuar Ligjin për KPM-në, duke thënë se ka dështuar autokratizimi dhe ka fituar demokracia.

Në postimin e tij, Miftaraj ka shkruar edhe se, me këtë vendim të Kushtetueses ka dështuar përpjekja e Ablin Kurtit dhe LVV-së për të kapur dhe shkatërruar këtë mekanizëm kushtetues.

Postimi i plotë:

Dy lajme te mira nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës

1. Kalon Ligji per Keshillin Prokurorial te Kosoves. Nese ka vullnet qe ky ligj te zbatohet ne praktike do te jete fillimi i perfundimit te koorporatizmit dhe kultures se pandeshkueshmerise ne sistemin e kalbur prokurorial.  IKD edhe perkunder verejtjeve minore ne kete ligj, kishte qene ne favor te miratimit te tij.

2. Shpallet kunderkushtetues Ligji per KPM. Perpjekjet e Albin Kurtit dhe LVV per te kapur dhe shkaterruar kete mekanizem kushtetues deshtuan.  Deshtoi autokratizmi, fitoi demokracia.