Arrestohen dy persona dhe sekuestrohen disa armë në Deçan
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona tё dyshuar për veprën penale ‘mbajtje nё pronësi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armёve’ në Deçan. Përveç kësaj, polica ka sekuestruar disa pushë dhe fishekë. Sipas policisë, Stacioni Policor nё Deçan, dje ka siguruar informatë dhe foto tё personave tё dyshuar me armё. “Njёsitet Policore tё Stacionit…

Lajme
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona tё dyshuar për veprën penale ‘mbajtje nё pronësi, kontroll ose posedim tё paautorizuar tё armёve’ në Deçan. Përveç kësaj, polica ka sekuestruar disa pushë dhe fishekë.
Sipas policisë, Stacioni Policor nё Deçan, dje ka siguruar informatë dhe foto tё personave tё dyshuar me armё.
“Njёsitet Policore tё Stacionit Policor nё Deçan, nё bashkёpunim me prokurorin e shtetit, kanё vepruar komfor procedurave ligjore dhe gjatё bastisjёs nё shtёpinё dhe objektet pёrcjellёse tё personave tё dyshuar janё gjetur dhe sekuestruar: njё pushkё produzeqe 44 M-48, njё pushkё Fazision-karabin, njё armё Pistoletё kal: 9x19mm dhe njё karikator i sё njejtёs armё, njё pushkё ajrore kal: 177/435 mm, një mjet i mprehtё (thikё) “Rambo”, dhe dymbёdhjetё (12) fishekё tё kalibrave tё ndryshёm”, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas policisë, tё dyshuarit janё arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, janё liruar nё procedurё tё rregullt.