Kusari: Avokimit tonë tre vjeçar për të mbrojtur lirinë e medias në Kosovë i erdhi fundi, fituam

Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka thënë se sot është ditë e bukur për lirinë e shprehjes, lirinë e medias dhe demokracinë në Kosovë. Pasi të mërkurën, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur ta shfuqizojë Ligjin për Komisionin e Pavarur për Media. Në një postim në Facebook, ajo ka deklaruar se kjo erdhi…

Lajme

23/04/2025 17:11

Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka thënë se sot është ditë e bukur për lirinë e shprehjes, lirinë e medias dhe demokracinë në Kosovë.

Pasi të mërkurën, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka vendosur ta shfuqizojë Ligjin për Komisionin e Pavarur për Media.

Në një postim në Facebook, ajo ka deklaruar se kjo erdhi pas një avokimi të sajin tre vjeçar me bashkëpunëtorë, për të mbrojtur lirinë e medias në Kosovë.

“Gjykata Kushtetuese ka vendosë sot më 23 prill që Ligji për Komisionin e Pavarur për Media, përmes së cilit Lëvizja Vetëvendosje tentoi të përligjë kapjen politike të këtij trupi, ta shfuqizojë tërësisht”, ka thënë Kusari.

Ajo shtoi se vendimi i plotë nuk është publikuar ende, por këto janë pikat që janë përmendur në komunikatën për media, e që janë kundër kushtetuese, sipas saj:

-Mënyra e propozimit të anëtarëve të KPM-së cënon pavarësinë e KPM-së;

-Të paktën 5 anëtare të komisionit duhet të jenë gra;

-Kriteret për shkarkimin e kryetarit dhe të anëtarëve të KPM-së janë kundërkushtetuese;

-Rregullimi i sanskioneve poashtu është kundërkushtetues.