Mbi 30 mijë euro pagë vjetore si kryetar i Kuvendit – Konjufca deklaron pasurinë e tij të madhe në banesa, shtëpi e toka
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, ka publikuar raportet për deklarimin e pasurisë që është bërë edhe nga politikanët, ndër ta edhe deputeti Glauk Konjufca. Konjufca në deklarimin e tij të pasurisë të dorëzuar me 31.03.2015, për pasuri të paluajtshme ka bërë të ditur se posedon banesa, shtëpi, tokë, depo e parking, në vlerë nga 6 mijë…

Lajme
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit, ka publikuar raportet për deklarimin e pasurisë që është bërë edhe nga politikanët, ndër ta edhe deputeti Glauk Konjufca.
Konjufca në deklarimin e tij të pasurisë të dorëzuar me 31.03.2015, për pasuri të paluajtshme ka bërë të ditur se posedon banesa, shtëpi, tokë, depo e parking, në vlerë nga 6 mijë euro deri në 92 mijë euro.
Konjufca ka njoftuar edhe për kursimet që ka në llogari bankare, ku shuma arrinë në vlerë mbi 7 mijë euro.

Sa i përket të ardhurave vjetore, deputeti Konjufca, ka njoftuar se ka të ardhura deri në 35 mijë euro, si kryetar i Kuvendit, pozitë që e ka ushtruar për katër vite.
