Haxhiu pas vendimit të gjykatës për Këshillin Prokurorial: Kjo është fitore e madhe për sistemin e drejtësisë
Gjykata Kushtetuese sot i ka dhënë dritën e gjelbër reformës në Këshillin Prokurorial të Kosovës. Ministrja në detyrë e drejtësisë Albulena Haxhiu ka thënë se angazhimi dhe përpjekja për një reformë rrënjësore në sistemin prokurorial, më në fund po merr drejtimin e merituar. “Angazhimi dhe përpjekja jonë për një reformë rrënjësore në sistemin prokurorial, më…

Lajme
Gjykata Kushtetuese sot i ka dhënë dritën e gjelbër reformës në Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Ministrja në detyrë e drejtësisë Albulena Haxhiu ka thënë se angazhimi dhe përpjekja për një reformë rrënjësore në sistemin prokurorial, më në fund po merr drejtimin e merituar.
“Angazhimi dhe përpjekja jonë për një reformë rrënjësore në sistemin prokurorial, më në fund po merr drejtimin e merituar. Pas një përpjekjeje e rruge tejet të gjatë, të ballafaquar me jo pak sfida e pengesa, me bojkotime e vonesa, sot Gjykata Kushtetuese ka njoftuar dhe ka validuar ndryshimet në Ligjin për Këshillin Prokurorial. Kjo është një fitore e madhe, një fitore për reformën dhe për tërë sistemin e drejtësisë”, ka thënë Haxhiu.
Postimi i plotë i Haxhiut:
Gjykata Kushtetuese sot i dha dritën e gjelbër reformës së madhe në Këshillin Prokuroria të Kosovës.
Angazhimi dhe përpjekja jonë për një reformë rrënjësore në sistemin prokurorial, më në fund po merr drejtimin e merituar.
Pas një përpjekjeje e rruge tejet të gjatë, të ballafaquar me jo pak sfida e pengesa, me bojkotime e vonesa, sot Gjykata Kushtetuese ka njoftuar dhe ka validuar ndryshimet në Ligjin për Këshillin Prokurorial.
Kjo është një fitore e madhe, një fitore për reformën dhe për tërë sistemin e drejtësisë.
Rrjedhimisht KPK nuk do të funksionojë tutje bazuar në interesat grupore, politike e klanore, dhe nuk do ta ketë përbërjen korporatiste dhe të pabalancuar e të dominuar pothuajse 100% me prokurorë, e të cilat, vetëm dëme të pa-riparusheme i sollën vet sistemit.
Tutje KPK do të funksionojë e ri-organizuar, me përbërje sipas standardeve më të mira ndërkombëtare dhe profesionale, por gjithashtu, me kriteret profesionale të përbërjes e llogaridhënies.
Ndryshimet e tilla, përveçse do ta eliminojnë këtë lloj të funksionimit, te keqmenaxhimit e korporatizmit në KPK, ato gjithashtu sistemit do t’i sjellin profesionalizëm e integritet, transparencë dhe llogaridhënie, me synimin e rritjes së efikasitetit profesional, rritjes së integritetit dhe besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.
Faleminderit të gjithë atyre që kanë kontribuar në këtë proces. Mirënjohëse për angazhimin profesional.