Policia kontrollon nëse po ndalen veturat tek shenja “STOP” tek hekurudhat në Klinë – Shpërndan dhjetëra gjoba brenda ditës

Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor Klinё, sot me datën 23.04.2025 duke filluar nga orës 08:30, ka marr veprime tё mbikëqyrjes së vijёs Hekurudhore e cila kalon pёrgjatë zonёs së përgjegjësisë sё Stacionit Policor nё Klinё, duke verifikuar drejtuesit e automjeteve se a po ndalohen nё vend kalime hekurudhore ku ёshtё e vendosur…

Lajme

23/04/2025 16:41

Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacioni Policor Klinё, sot me datën 23.04.2025 duke filluar nga orës 08:30, ka marr veprime tё mbikëqyrjes së vijёs Hekurudhore e cila kalon pёrgjatë zonёs së përgjegjësisë sё Stacionit Policor nё Klinё, duke verifikuar drejtuesit e automjeteve se a po ndalohen nё vend kalime hekurudhore ku ёshtё e vendosur shenja STOP. Ky planifikim ka rrjedhojë si pasojë e dy aksidenteve me tren javen e kaluar nё kёtё zonё .

 

Nga sot ky operacion do jetë nё vazhdimësi dhe kundёrvajtёsit të cilët nuk i respektojnë shenjat e komunikacionit tё vendosur nё vendkalime hekurudhore do gjobiten pa ndonjë kompromis.

 

Nga mëngjesi deri me tani janë shqiptuar me dhjetëra gjoba me të vetmin qёllim që vozitësit te vetёdijёsohen sidomos qё kёto mosrespektime po kushtojnë me jetёn e qytetarit .

 

Apelojmë tek tё gjithë qytetarёt pёrkatësisht vozitësit e automjeteve te kenë kujdes nё drejtimin e mjeteve me theks te veçantë nё pjesët ku kalon rruga mbi binar.