Deklarimi i pasurisë, ministri Aliu deklaron një banesë me vlerë të lartë

Ministri i Infrastrukturës në detyrë, ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit. Nga të dhënat e publikuara nga APK, Aliu ka deklaruar se nga pasuritë e paluajtshme ka një arë të trashëguar në vlerë të 15 mijë euro, shkruan lajmi.net. Po ashtu ai ka deklaruar se ka një veturë të blerë…

Lajme

23/04/2025 16:03

Ministri i Infrastrukturës në detyrë, ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.

Nga të dhënat e publikuara nga APK, Aliu ka deklaruar se nga pasuritë e paluajtshme ka një arë të trashëguar në vlerë të 15 mijë euro, shkruan lajmi.net.

Po ashtu ai ka deklaruar se ka një veturë të blerë në vitin 2022, vlerë të 4 mijë e 200 euro.

Aliu ka deklaruar se në bankë ka vetëm 15 mijë e 406 euro e 17 cent nga shitja e pronës dhe kursimet e prindit.

Ministri i Infrastrukturës në detyrë, gjithashtu ka deklaruar se ka dy banesa në pronësi të përbashkët dhe nga prindi në “Marigona Hill”, të cilat kapin një vlerë pothuajse prej 170 mijë euro.

Ndërkaq Aliu nga mëditjet merr një shumë prej 3 mijë e 292 euro e 22 cent. /Lajmi.net/