Alban Hyseni deklaron 9 toka në pronësi të prindit, 23 mijë euro veturë e kredi për biznes të gruas

Tashmë shumë zyrtarë kanë përmbushur detyrimet e tyre rreth deklarimit të pasurisë, ku janë publikuar pak më parë nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit. Njëri nga ta është edhe kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni i cili ka deklaruar pasurinë e tij, shkruan lajmi.net. Si pasuri të paluajtshme, Hyseni ka deklaruar nëntë toka në…

Lajme

23/04/2025 15:30

Tashmë shumë zyrtarë kanë përmbushur detyrimet e tyre rreth deklarimit të pasurisë, ku janë publikuar pak më parë nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit.

Njëri nga ta është edhe kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni i cili ka deklaruar pasurinë e tij, shkruan lajmi.net.

Si pasuri të paluajtshme, Hyseni ka deklaruar nëntë toka në pronësi të prindit, po ashtu një veturë të marrë me kredi në vlerë prej 23 mijë euro.

Ndyshe i pari i Gjilanit, ka deklaruar se në bankë ka vetëm 339 euro e 35 cent, ndërsa kursimet e fëmijëve të tij kapin vlerën e rreth 2 mijë euro.

Ndërkaq Hyseni i cili njihet për “nepotizëm”, në komunën e Gjilanit ka një pagë të deklaruar prej 1 mijë e 294 euro e 44 cent. /Lajmi.net/