Tërmeti në Turqi, Ambasada e Kosovës në Ankara u bënë thirrje kosovarëve të kontaktojnë Konsullatën
Ambasada e Kosovës në Ankara ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët e Kosovës që jetojnë në Turqi, pas tërmetit të sotëm që ndodhi në Marmara, të kontaktojnë Konsullatën e Përgjithshme në Stamboll. Në një postim në Facebook, kjo ambasadë kërkon nga qytetarët të jenë vigjilentë dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve turke. “Sot, më…

Lajme
Ambasada e Kosovës në Ankara ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët e Kosovës që jetojnë në Turqi, pas tërmetit të sotëm që ndodhi në Marmara, të kontaktojnë Konsullatën e Përgjithshme në Stamboll.
Në një postim në Facebook, kjo ambasadë kërkon nga qytetarët të jenë vigjilentë dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve turke.
“Sot, më 23 prill 2025, një tërmet me magnitudë 6.2 goditi zonën e Marmarasë, duke u ndjerë fuqishëm edhe në Stamboll dhe rajonet përreth. Deri më tani, sipas autoriteteve turke, nuk raportohet për dëme të mëdha apo viktima. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës që ndodhen në Stamboll dhe rrethinë të jenë vigjilentë dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve vendore”, thuhet në reagimin e ambasadës.
Në rast nevoje, ndihme apo informacioni, ju lutemi të kontaktoni Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Stamboll:
Tel: +90 (531) 105 63 91;
Email: [email protected].