Tre tërmete tjera godasin pjesën perëndimore të Stambollit
Agjencia turke për menaxhimin e fatkeqësive sapo ka regjistruar tre tërmete të tjera, të gjitha në lagjen Buyukcekmece të Stambollit. Edhe shërbimi ]gjeologjik i SHBA-së regjistroi tre tërmete në Stamboll, një me fuqi 6.2, një 4.5 dhe një tjetër 5.0. Epiqendra e tërmetit më të madh ishte në Detin Marmara. Faqja e tyre e internetit…

Lajme
Agjencia turke për menaxhimin e fatkeqësive sapo ka regjistruar tre tërmete të tjera, të gjitha në lagjen Buyukcekmece të Stambollit.
Edhe shërbimi ]gjeologjik i SHBA-së regjistroi tre tërmete në Stamboll, një me fuqi 6.2, një 4.5 dhe një tjetër 5.0. Epiqendra e tërmetit më të madh ishte në Detin Marmara.
Faqja e tyre e internetit sapo ka dalë jashtë funksionit – me sa duket për shkak të kërkesës së lartë.
Autoritetet e Stambollit po paralajmërojnë qytetarët që të mos hyjë në ndërtesat që mund të dëmtohen pas tërmeteve.
Ata këshillojnë njerëzit që të mos ngasin makinën ose të përdorin telefonat e tyre, përveç rasteve kur është absolutisht e nevojshme.
Ministri i Brendshëm, Ali Yerlikaya thotë se ekipet e menaxhimit të fatkeqësive dhe emergjencave kanë filluar të vlerësojnë ndikimin e tërmeteve.