Presidentja Osmani uron Ditën e Komunitetit Turk në Kosovë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në Ditën e Komunitetit Turk të Kosovës, ka uruar qytetarët e këtij komuniteti dhe i ka cilësuar ata urë lidhëse ndërmjet Kosovës dhe Turqisë. “Kjo ditë është një mundësi e veçantë për t’i afirmuar vlerat e trashëgimisë kulturore dhe gjuhësore që komuniteti turk i ka dhënë dhe vazhdon t’ia japë…

Lajme
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në Ditën e Komunitetit Turk të Kosovës, ka uruar qytetarët e këtij komuniteti dhe i ka cilësuar ata urë lidhëse ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
“Vlerësojmë kontributin e pandërprerë të këtij komuniteti për ndërtimin e një Kosove demokratike, të barabartë dhe ku secili qytetar, pa dallim, ndjehet i respektuar dhe i përfaqësuar”, thuhet në urimin e presidentes Osmani.
Për nder të kësaj dite dhe me propozim të përfaqësuesve të zgjedhur të komunitetit turk, Presidentja Osmani ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave Prof. Dr. Nimetullah Hafız, për kontributin e jashtëzakonshëm në ruajtjen, zhvillimin dhe promovimin e gjuhës, letërsisë dhe kulturës turke në Kosovë, si dhe edukimin e brezave të rinj dhe forcimin e harmonisë ndëretnike në vendin tonë.
Osmani, dekoratën do t’ia dorëzojë profesor Hafizit në një ceremoni të veçantë që do të mbahet ditëve në vijim, shkruhet tutje në njoftimin e presidencës në Facebook.