Tërmet i fuqishëm në Turqi, mediat turke sjellin pamjet

Një tërmet i fuqishëm ka ndodhur në Turqi. Sipas informacionit në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një lëkundje me magnitudë 6.2 është regjistruar në brigjet e Silivrit. Është konstatuar se tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 6.92 kilometrash, raportojnë mediat turke. Tërmeti i fuqishëm i ndodhur në orën 12:49 është…

Lajme

23/04/2025 12:22

Një tërmet i fuqishëm ka ndodhur në Turqi.

Sipas informacionit në faqen e Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një lëkundje me magnitudë 6.2 është regjistruar në brigjet e Silivrit.

Është konstatuar se tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 6.92 kilometrash, raportojnë mediat turke.

Tërmeti i fuqishëm i ndodhur në orën 12:49 është ndjerë në një pjesë të madhe të Rajonit Marmara.

Qytetarët janë hedhur në rrugë nga tërmeti i frikshëm.

Nuk dihet nëse ka dëme materiale ose lëndime në njerëz.