“Punime në rrugë dhe disa aksidente” – Nga Komuna e Prishtinës arsyetohen për kolonat e mëdha dje në kryeqytet
Kolona të papara ndonjëherë, ka pasur dje në Prishtinë ku qytetarët kanë mbetur të “bllokuar” për disa orë në rrugët e kryeqytetit. Në lidhje me këtë, sot janë deklaruar nga Komuna e Prishtinës të cilët “fajin” për këto kolona ia kanë lënë punimeve që po bëhen në disa rrugë si dhe 7 aksidenteve që kanë…

Lajme
Kolona të papara ndonjëherë, ka pasur dje në Prishtinë ku qytetarët kanë mbetur të “bllokuar” për disa orë në rrugët e kryeqytetit.
Në lidhje me këtë, sot janë deklaruar nga Komuna e Prishtinës të cilët “fajin” për këto kolona ia kanë lënë punimeve që po bëhen në disa rrugë si dhe 7 aksidenteve që kanë ndodhur nga ora 16:00 e tutje në kryeqytet.
Komuna e Prishtinës ka thënë se me përmirësimin e motit, kanë nisur disa ndërhyrje afatshkurtra rehabilituese në zona të ndryshme të qytetit.
️Punimet në rrugë përfshijnë:
• Rr. Malush Kosova – në proces rehabilitimi, e hapur me pengesa në qarkullim
• Rr. Don Shtjefën Kurti – e mbyllur për qarkullim
• Rr. Nimete Progonati – e mbyllur për qarkullim
• Rr. Agim Ramadani – ndërhyrje për rregullimin e pjesëve të dëmtuara
️
Punime në rrjetin e kanalizimit:

• Në rrugën B/C, ku përkohësisht është mbyllur një korsi në dalje nga rruga B dhe një korsi në hyrje të rrugës C.
Gjithashtu, nga Komuna e Prishtinës janë deklaruar edhe për aksidentet e ndodhura.
Por njëkohësisht kemi pasur edhe situata të paparashikuara. Nga ora 16:00 e tutje, në kryeqytet janë regjistruar 7 aksidente trafiku, në këto lokacione:
• Rrethi i Flamurit
• Rr. Ibrahim Lutfiu
• Rr. Isa Kastrati
• Rr. Xheladin Rekaliu
• Rr. Vicianum
• Rr. Bill Klinton
• Rr. Ramiz Cernica
“Të gjitha këto kanë ndikuar në krijimin e ngarkesave dhe vonesave të shumta në qarkullim. E kuptojmë shqetësimin tuaj por çdo ndërhyrje që po bëjmë është në shërbim të një Kryeqyteti më të sigurt, më të qetë dhe më funksional. Faleminderit për mirëkuptimin dhe durimin tuaj!”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.
Njoftimi i plotë: