Limaj thotë se nuk është takuar me Kurtin por nëse do të ketë ftesë do ta pranoj: Për tema nacionale gjithmonë këtu jemi
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj është deklaruar për media sot pas seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila përsëri ishte pa rezultat. Këtë situatë, Limaj e ka quajtur “lojë nervash”, shkruan lajmi.net. “Unë besoj që në ditët në vijim ,të gjithë do të angazhohen dhe të punojnë që Kosova të dal nga kjo situatë…

Lajme
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj është deklaruar për media sot pas seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila përsëri ishte pa rezultat.
Këtë situatë, Limaj e ka quajtur “lojë nervash”, shkruan lajmi.net.
“Unë besoj që në ditët në vijim ,të gjithë do të angazhohen dhe të punojnë që Kosova të dal nga kjo situatë dhe të fitoj institucionet e veta. Një gjë do ta kemi të qartë, më e rëndësishme se çdo gjë tjetër, Kosova nuk e ka luksin që të mbes pa institucione. Shpresoj që do të gjinden. Institucionet bëhen përmes rrugëve të njohura, ashtu siç bënë bota e qytetëruar”, ka thënë Limaj.
Ai ka folur edhe në lidhje me takimin me Kurtin, të cilin e ka mohuar të ketë ndodhur.
“Jo nuk kisha takim, kush të më thirr do të takohemi ne. Për tema nacionale gjithmonë këtu jemi”, ka thënë Limaj.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj me të cilin NISMA kishte edhe koalicion parazgjedhor mbrëmë ka pohuar se Limaj është takuar me Kurtin.
Haradinaj mbrëmë ka drejtuar akuza të forta drejt Limajt, të cilin e ka konsideruar se e ka tradhëtuar.