Kadrijaj pas takimit konsultativ: Vetëvendosje dhe Kurti po e bllokojnë procesin – Pse e qesin Albulena Haxhiun kur nuk i sigurojnë 61 vota?
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj pas takimit konsultativ me kryesusin e Kuvendit, Avni Deharin dhe përfaqësuesit e partive tjera politike, është deklaruar për media. Ajo ka thënë se Dehari pas këtij takimi nuk ka të drejtë që t’i ftoj më deputetët apo përfaqësues të partive politike për konsultim. Ajo thotë se rregullorja e Kuvendit e…

Lajme
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj pas takimit konsultativ me kryesusin e Kuvendit, Avni Deharin dhe përfaqësuesit e partive tjera politike, është deklaruar për media.
Ajo ka thënë se Dehari pas këtij takimi nuk ka të drejtë që t’i ftoj më deputetët apo përfaqësues të partive politike për konsultim.
Ajo thotë se rregullorja e Kuvendit e qartëson saktë, se kur e kanë një kandidat, është obligim i mazhorancës t’i sigurojnë 61 vota ndërsa sipas saj nuk është obligim i asnjë partie tjetër ta votoj propozimin e tyre.
“Krejt këto tjerat çka këta po thojnë apo çfarë po aludojnë janë mashtrime. Pse e qesin Albulena Haxhiun përderisa nuk I sigurojnë 61 vota? Ndërsa ju keni parë se disa deputetë të tyre kanë deklaruar nëpër studio televizive se I kanë 61 vota, Le ta demonstrojnë ditën e sotit. Obligimin që kryesuesi ka këtë seancë, që më vjen keq që i ka rastis z.Dehari me u marrë me këto maskaradat e Lëvizjes Vetëvendosje, ka të drejtë ta thirr seancën, ta hudh në votim dhe kjo është e gjithë puna e tij. Ndërsa, obligimin për t’I siguruar 61 vota e ka Qeveria”, ka thënë Kadrijaj.
Ajo ka thënë se votimi i kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve nuk janë të lidhura me njëra tjetrën.
Në lidhje me atë se çka u tha në takim, ajo ka thënë se i kanë thënë Deharit se nuk ka të drejtë më ti ftoj partitë politike për konsultim.
“Nëse ashtu siç po deklarojnë, i kanë votat për formimin e Qeverisë pse s’i kanë për kryeparlamentar dhe në këtë rast bllokues është Lëvizja Vetëvendosja. Kjo Qeveri ka fjetur në gjumë që dy ditë, nuk e ka ftuar asnjë kryetar partie dhe me këto konsultime duhet me u marr shefi jo me e lan të shkretin Deharin që një orë para seancës me i ftu deputetët ose partitë politike për një consulte. Të njëjtin kandidat e kanë dhe të gjithë le ta dijn, bllokues I këtij procesi është Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti”, ka thënë Kadrijaj.
Ajo ka thënë gjithashtu se Avni Dehari nuk ka të drejtë ta ndal seancën, pasi që duhet ta hedhin në votim propozimin e tyre edhe nëse s’i kanë 61 vota. /Lajmi.net/