Sherri nisi në “Snapchat”, ngritet aktakuzë ndaj një personi për vrasje në tentativë në Istog

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj një personi, i dyshuar për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”. Sipas aktakuzës, i pandehuri B.M, me datë 5 shkurt të vitit 2025, rreth orës 20:00, në fshatin Stupe të Istogut, pas një mosmarrëveshje paraprake në rrjetin social “Snapchat” dhe fjalosjes me të…

Lajme

23/04/2025 10:20

Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj një personi, i dyshuar për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri B.M, me datë 5 shkurt të vitit 2025, rreth orës 20:00, në fshatin Stupe të Istogut, pas një mosmarrëveshje paraprake në rrjetin social “Snapchat” dhe fjalosjes me të dëmtuarin ditën kritike shkon në oborrin e të dëmtuarit, fillimisht e fton në telefon të njëjtin, e më pas i bie burisë dhe në momentin kur i dëmtuari del nga shtëpia dhe i afrohet automjetit të pandehurit, ky i fundit i hedh sprej në fytyrë e më pas i njëjti del nga kombi dhe me një shufër metalike e godet të dëmtuarin disa herë në kokë dhe në dorë, me ç’rast largohet nga vendi i ngjarjes, kurse i dëmtuari për shkak të lëndimeve të marra nga këto goditje dërgohet për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë, ku si pasojë e goditjeve ka pësuar dëmtime të rënda trupore, të rrezikshme për jetë në momentin kur janë shkaktuar, e të cilat janë të konstatuara në akt ekspertimin mjeko-ligjor.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënohej sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë.

“Prokuroria Themelore në Pejë, Departamentit i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit B.M, për shkak të veprës penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, nga neni 172 lidhur me nenin 28 të Kodit Penale të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri B.M, me datë 5 shkurt të vitit 2025, rreth orës 20:00, në fshatin Stupe të Istogut, pas një mosmarrëveshje paraprake në rrjetin sociale “Snapchat” dhe fjalosjes me të dëmtuarin ditën kritike shkon në oborrin e të dëmtuarit, fillimisht e fton në telefon të njëjtin, e më pas i bie burisë dhe në momentin kur i dëmtuari del nga shtëpia dhe i afrohet automjetit të pandehurit, ky i fundit i hedh sprej në fytyrë e më pas i njëjti del nga kombi dhe me një shufër metalike e godet të dëmtuarin disa herë në kokë dhe në dorë, me ç’rast largohet nga vendi i ngjarjes, kurse i dëmtuari për shkak të lëndimeve të marra nga këto goditje dërgohet për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë, ku si pasojë e goditjeve ka pësuar dëmtime të rënda trupore, të rrezikshme për jetë në momentin kur janë shkaktuar, e të cilat janë të konstatuara në akt ekspertimin mjeko-ligjor.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënohej sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë”, thuhet në njoftim.