Abdixhiku: VV le të gjejë kompromis për vota me tjerat parti, jo me LDK- Kurti do të paditet që po mban pozitën e deputetit e të kryeministrit
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka deklaruar para mediave se kjo është rruga se si ka zgjedhur partia e par të bëjë politik në këto momente. Ai tha se LDK vazhdon të jetë me qëndrime të qarta me bindjen se partia në pushtet duhet të ofrojë kandidat që përfaqëson denjësisht Kuvendin e Kosovës e jo…

Lajme
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka deklaruar para mediave se kjo është rruga se si ka zgjedhur partia e par të bëjë politik në këto momente.
Ai tha se LDK vazhdon të jetë me qëndrime të qarta me bindjen se partia në pushtet duhet të ofrojë kandidat që përfaqëson denjësisht Kuvendin e Kosovës e jo një kandidat që lexon skriptat partiake në seancë që i ka të shkruara edhe skenarin.
“Paramendoni si do të duhej kuvendi ku asnjë gjë bazike nuk respektohet sic duhet. Do të duhej të jetë një kandidat konsesnual që partitë e tjera kanë zgjedhur që të përkrahin. Për ne nuk ka kandidat konsensual sepse s’jemi nga partitë diskutuese. Jemi të qartë, jemi në opozita synojmë të jemi në opozitë por ka parti të tjera që kanë gatishmëri- le të gjejnë një gjuhë sepse demokracia është kompromis. Por s’mund të kuptojë se si një anë ofendohen, hahen e bëhen bashkë me Listën e Serbe e më pas kërkojnë kompromis”, deklaroi Abdihxiku, shkruan lajmi.net.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhej me qëndrimin e liderit të VV-së, pra kryeministrit në detyrë Albin Kurti, Abixhiku deklaroi se Kurti është deputet dhe se për këtë që po mbanë dy pozita do të paditet.
“Deputeti Kurti- meqenëse shkon në Qeveri do të ketë padi penale për këtë gjë. Do ta bëjmë sepse një njeri që bekohet për deputet është deputet, s’mund të jetë edhe në një pozitë tjetër është e ndaluar me Kushtetutë”,tha ai.
Po ashtu Abdixhiku deklaroi se “Qëndrimet tona janë të qartë të pandryshueshme le të gjejë gjuhë të pajtueshme me partitë e tjera”.
Abdixhiku tha se po t’i kishte LDK 48 deputetë tashmë do të bënte zgjidhjen.
“S’duhet të bëhemi 120 deputetë bashkë mjaftojnë 61. Unë po t’i kisha 48 deputetë sot do ta bëja këtë, por unë s’do ta bëja duke i sharë e ofenduar të tjerët”./Lajmi.net/