Haradinaj thotë përsëri votën ia japin një “kandidati unifikues”: Kryetari i Kuvendit nuk është çështje politike, nuk duhet të bllokohet konstituimi

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot është deklaruar para mediave në lidhje me votën e tyre për kryeparlamentaren. Haradinaj ka thënë se sot është mbajtur një konsultë me partitë, por siç thotë ai ata kanë thënë se do t’ia japin votën një kandidati unifikues. “Saranda Bogujevci nuk ishte propozim, ajo ka qenë nënkryetare dhe ne…

Lajme

23/04/2025 10:08

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot është deklaruar para mediave në lidhje me votën e tyre për kryeparlamentaren.

Haradinaj ka thënë se sot është mbajtur një konsultë me partitë, por siç thotë ai ata kanë thënë se do t’ia japin votën një kandidati unifikues.

“Saranda Bogujevci nuk ishte propozim, ajo ka qenë nënkryetare dhe ne e kemi pa në udhëheqje të seancave ka qenë korrekte, ka mbajt një qëndrim të respektueshëm për ne nuk do të ishte problem me e votu atë. Por edhe Shqipe Selimi, sikur Dauti edhe Lahi kanë miqësi me rexhën, ka lind ashtu në diskutim gati rastësisht. Ne i kemi propozu këta dy emra si ndihmesë, nuk janë propozime tona por si mundësi I kemi dhënë. Ne e dijm që VV e bënë propozimin, nëse I kanë votat kë do që ta bëjnë është mirë. Kryetari I Kuvendit nuk është çështje politike dhe nu kish dasht me u blloku konstituimi I Kuvendit”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se kjo situatë është keqmenaxhim nga VV, pasi sipas tij ndonëse e kanë shtyrë seancën nuk kanë ndërmarrë asgjë.

Në lidhje me bashkimin e deputetes boshnjake, Duda Baljes me grupin parlamentar të AAK-së, ai ka thënë se nuk ka diçka konkrete.

“Duda është e mirëseardhur dhe i kam ftu të gjithë deputetët pa grup parlamentar të na bashkohen”, ka shtuar Haradinaj. /Lajmi.net/