Veton Berisha: T’i thërrasin mendjes e të bëhet sa më parë Kryesia e Kuvendit, s’kemi folur ende për qeverinë
Deputeti i Partisë Egjiptiane, Veton Berisha është deklaruar pak para hyrjes në Kuvendin e Kosovës. Berisha ka deklaruar se është e pakuptimtë të vazhdohet me bllokada të njëjta. Ai po ashtu tha se secili duhet t’i thërrasë mendjes dhe të zgjidhet çështja e konstituimit të Kuvendit. “Secili duhet ti thërrasë mendjes së vetë dhe të…

Lajme
Deputeti i Partisë Egjiptiane, Veton Berisha është deklaruar pak para hyrjes në Kuvendin e Kosovës.
Berisha ka deklaruar se është e pakuptimtë të vazhdohet me bllokada të njëjta.
Ai po ashtu tha se secili duhet t’i thërrasë mendjes dhe të zgjidhet çështja e konstituimit të Kuvendit.
“Secili duhet ti thërrasë mendjes së vetë dhe të bëjmë sa më parë kryesinë e Kuvendit. Nuk kemi folur për pjesën e qeverisë, po flasim për Kuvendin, kryesinë dhe shpresojmë që sot do të lëvizin sepse s’shkohet kështu me bllokadë të pafundshme”./Lajmi.net/