Haxhiu e konfirmon se do të jetë përsëri kandidate për kryekuvendare: Ne vazhdojmë të mbajmë qëndrimin e njëjtë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu njëherit edhe kandidate për kryekuvendare është deklaruar sot para mediave. Ajo para se të filloj seanca e konstituimit të Kuvendit, ka konfirmuar se do të vazhdoj të jetë kryekuvendare. “Se cilat do të jenë qëndrimet e opozitës, ne vazhdojmë t’I mbajmë qëndrimin e njëjtë”, ka thënë Haxhiu. Ajo…

Lajme

23/04/2025 09:53

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu njëherit edhe kandidate për kryekuvendare është deklaruar sot para mediave.

Ajo para se të filloj seanca e konstituimit të Kuvendit, ka konfirmuar se do të vazhdoj të jetë kryekuvendare.

“Se cilat do të jenë qëndrimet e opozitës, ne vazhdojmë t’I mbajmë qëndrimin e njëjtë”, ka thënë Haxhiu.

Ajo është propozuar tri herë në Kuvend, në dy herët e para ka marrë vetëm 57 vota ndërsa në herën e tretë nuk është votuar fare pasi që ish kryetari i parlamentit, Glauk Konjufca ka thënë se duhet fillimisht të bëjnë një marrëveshje me opozitën.

Nga të tri partitë opozitare të legjislaturës së fundit, kanë thënë se nuk do ta votojnë as sot Albulena Haxhiun për kryeparlamentare. /Lajmi.net/