Nga PDK marrin pjesë në takimin e thirrur nga kryesuesi, Çitaku: Shqetësimet e qytetarëve janë çmimet e larta, e jo bllokadat
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka deklaruar se nga PDK do të marrin pjesë në takimin për diskutime të thirrur nga kryesuesi i seancës së Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari. Ajo tha se kanë marrë pjesë dhe se do të shkojnë. Çitaku deklaroi se beson se qytetarët po presin zhbllokimin e gjendjes së krijuar tashmë.…

Lajme
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka deklaruar se nga PDK do të marrin pjesë në takimin për diskutime të thirrur nga kryesuesi i seancës së Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari.
Ajo tha se kanë marrë pjesë dhe se do të shkojnë.
Çitaku deklaroi se beson se qytetarët po presin zhbllokimin e gjendjes së krijuar tashmë.
“Kemi marrë ftesën para pak minutave natyrisht se do të shkojmë, po besojmë se qytetarët e Kosovës presin zhbllokimin e gjendjes së krijuar në Kuvendin e Kosovës si pasojë e paaftësisë së Vetëvendosjes për të krijuar shumicën”.
Çitaku theksoi se shqetësim më i madh i qytetarëve janë çmimet e ngritura.
“Si pasojë e pamundësisë së Vetëvendosjes për të krijuar shumicën fatkeqësisht këto janë shqetësime vetëm tona e shqetësimet e qytetarëve janë çmimet e larta të energjisë elektrike”./Lajmi.net/