Vetëvendosje propozon sot sërish Haxhiun për kryekuvendare, Bogujevci: Ka përkrahjen e plotë nga VV-ja, mundësi e artë ta kemi Kryetare të Kuvendit
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Saranda Bogujevci është deklaruar para seancës konstituive në lidhje me zhvillimet e fundit. Bogujevci e konfirmoi se Vetëvendosje vazhdon me propozimin e Albulena Haxhiut për kryekuvendare duke thënë bindshëm se nga kjo parti Haxhiu ka përkrahjen e pakontestueshme. “Zonja Haxhiu është njëra ndër gratë më të…

Lajme
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Saranda Bogujevci është deklaruar para seancës konstituive në lidhje me zhvillimet e fundit.
Bogujevci e konfirmoi se Vetëvendosje vazhdon me propozimin e Albulena Haxhiut për kryekuvendare duke thënë bindshëm se nga kjo parti Haxhiu ka përkrahjen e pakontestueshme.
“Zonja Haxhiu është njëra ndër gratë më të votuara në vendin tonë që ia ka dhënë besimin populli por është grua që ka përvojë të gjatë jo vetëm si ministrie por edhe deputete. Nëse dikush me të vërtetë e meriton dhe ka mbështetjen t ë gjithë neve në këtë drejtim është Albulena Haxhiu. Nuk munden grupe individësh nga subjektet e të tjera politike të determinojnë atë ose personin që ne kemi si propozim që ne besojmë në të. Pse duhet të propozojnë emra të tjerë? ”deklaroi ajo, transmeton lajmi.net.
Bogujevci ka komentuar edhe përmendjen e emrit të saj nga radhët e AAK-së në lidhje me propozimin për kryekuvendare.
Ajo theksoi se s’është përmendur brenda partisë dhe se Haxhiu e meriton plotësisht të jetë në krye të Kuvendit.
Madje ajo tha se nuk e di pse po përmendin emrin e saj për kryekuvendare.
“Pse është përmend emri im, por a më ka pyetur mua dikush a dua të jem Kryekuvendare apo jo? Pse marrin atë të drejtë të bëjnë propozime të tilla. Ne e përkrahim sepse mendoj se është me të vërtetë dikush që i del zot kësaj detyre është Albulena Haxhiu. Haxhiu kam më tepër përvojë, por pak rëndësi ka. Pse duhet të jem unë dhe jo Haxhiu? Nuk jam duke refuzu, por ne e kemi propozimin si VV për Albulena Haxhiun që të gjithë e përkrahim dhe s’mundet një subjekt apo subjektet tjera politike të determinojnë se kë e kemi ne kryetar apo Kryetare të Kuvendit. Pse ka qenë e zëshme dhe nuk është zmbrapsë kurrë? Pse nuk është përçarëse? E kemi mundësinë e artë të kemi një Kryetare të Kuvendit dhe një grua që besoj në përfaqësimin më të mirë të mundshëm që mundemi me pas brenda vendit tonë”, shtoi deputetja.
Bogujevci deklaroi se duhet votuar Haxhiu, nënkryetarët e më pas të vazhdohet me formimin e qeverisë.
“Njëjtë sikur zgjedhja e kryetares së Parlamentit i kemi edhe nënkryetarët kjo i bie sikur edhe ne po dojmë që ky person duhet me qenë nënkryetar. Është e njëjtë qasje, s’ka asnjë kuptim. Është e thjeshtë, votohet kryetarja, nënkryetarët e pastaj ecim tutje në formimin e qeverisë”./Lajmi.net/