Mbyllet kompania paralele e Serbisë e ujësjellësit dhe mbeturinave në Shtërpcë
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se është mbyllur kompania paralele e Serbisë e ujësjellësit dhe mbeturinave në Shtërpcë. Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se asnjë paralelizëm i institucioneve tona e nën direktivat e Beogradit brenda territorit të vendit tonë nuk do të funksionojë në asnjë formë. “Pas kërkesës së Njësisë…

Lajme
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se është mbyllur kompania paralele e Serbisë e ujësjellësit dhe mbeturinave në Shtërpcë.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se asnjë paralelizëm i institucioneve tona e nën direktivat e Beogradit brenda territorit të vendit tonë nuk do të funksionojë në asnjë formë.
“Pas kërkesës së Njësisë së Mbikëqyrjes së Ndërmarrjeve Publike drejtuar Policisë së Kosovës, sot është mbyllur kompania paralele e Serbisë e ujësjellësit dhe mbeturinave “Novo Javno Preduzece” e cila ka funksionuar në Shtërpcë. Ministria e Ekonomisë sipas mandatit dhe mekanizmave të saj është në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim dhe në mbarë territorin e Republikës së Kosovës. Në këtë drejtim do të punojmë në vazhdimësi dhe pa u ndalur”, ka shkruar Rizvanolli.
Ajo ka falënderuar Policinë e Kosovës për angazhimin, ndërkaq ka kërkuar nga Prokuroria hetime të menjëhershme mbi dëmet dhe përfitimet që janë sjellë nga veprimtaria e jashtëligjshme e këtij institucioni paralel të Serbisë. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i saj: