Erden Atiq shkruan për qeverisjen e tij dy vjeçare në Mitrovicë të Veriut: Bandat janë shpartalluar dhe qyteti frymon shumë më lirshëm

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq ka shkruar për qeverisjen e tij dy vjeçare në këtë komunë. Atiq, përmes një postimi në Facebook ka thënë se gjatë këtyre dy viteve janë përballur me shumë sulme kriminale të dirigjuara nga Beogradi, përmes siç thotë ai “subjektit të vet satelit këtu”, Listën Serbe. Ai…

Lajme

23/04/2025 09:17

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq ka shkruar për qeverisjen e tij dy vjeçare në këtë komunë.

Atiq, përmes një postimi në Facebook ka thënë se gjatë këtyre dy viteve janë përballur me shumë sulme kriminale të dirigjuara nga Beogradi, përmes siç thotë ai “subjektit të vet satelit këtu”, Listën Serbe.

Ai ka thënë se sot, pas dy vitesh rezistencë ndaj sulmeve kriminale e terroriste, “bandat janë shpartalluar dhe qyteti frymon shumë më lirshëm”.

“Kishte shumë sugjerime dashakeqe ato ditë që të dilnim nga komuna, fatkeqësisht edhe nga opozita në Prishtinë, por imagjinoni si do të ishte sot Mitrovica e Veriut, dhe veriu në përgjithësi po të dëgjoheshin këta zëra”, ka shkruar Atiq në Facebook. /Lajmi.net/

Postimi i tij i plotë në Facebook: