Sot mësohen finalistët e Kupës së Kosovës
Katër skuadra të futbollit po luftojnë për trofeun e dytë më të rëndësishëm në futbollin kosovar, Kupën e Kosovës. Sot do të mësohen dy skuadrat të cikat do të luajnë në finalen e kësaj gare që do të dalin nga ballafaqimet Prishtina-Drita dhe Drenica-Llapi Skuadra e Tahir Batatinës (Llapi) është pothuajse me një këmbë në…

Sport
Katër skuadra të futbollit po luftojnë për trofeun e dytë më të rëndësishëm në futbollin kosovar, Kupën e Kosovës.
Sot do të mësohen dy skuadrat të cikat do të luajnë në finalen e kësaj gare që do të dalin nga ballafaqimet Prishtina-Drita dhe Drenica-Llapi
Skuadra e Tahir Batatinës (Llapi) është pothuajse me një këmbë në finale pasi e fitoi duelin e parë si vendas me rezultat 2-0 kundër Drenicës, andaj dueli i sotëm pritet ta konfirmojë kalimin e tyre në finale.
Shumë më e paqartë është ndeshja e dytë, ajo ndërmjet Prishtinës dhe Dritës. Skuadra nga kryeqyteti i Kosovës e cila tani drejtohet nga trajneri Arsim Thaçi e fitoi ndeshjen e parë me rezultat minimal 1-0, ndërsa sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” gjithçka do të vendoset brenda 90 minutave, apo ndoshta edhe vazhdimeve apo penalltive.
Ndeshja Drenica-Llapi zhvillohet nga ora 15:00, ndërsa ajo Prishtina-Drita nga ora 20:00.