Përdori termin “autizëm politik”, Rama kërkon falje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kërkuar falje pasi kishte përdorur siç thotë ai padashje termin “autizëm politik”. Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social, Facebook, Rama tha se jo veç që ka respekt por ka edhe admirim për ta e të gjithë prindërit që kanë fëmijë me nevoja speciale. “Është vonë por nuk…

Lajme

22/04/2025 23:42

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kërkuar falje pasi kishte përdorur siç thotë ai padashje termin “autizëm politik”.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetin social, Facebook, Rama tha se jo veç që ka respekt por ka edhe admirim për ta e të gjithë prindërit që kanë fëmijë me nevoja speciale.

“Është vonë por nuk mund të mos e ndaja këtë reflektim,. Të gabosh është njerëzore por të mos kërkosh falje nuk është burrërore. Krejt pa dashje sot kam cenuar fëmijet autik dhe me siguri kam lënduar prindërit e tyre duke folur për auztizëm politik. U desh të gaboja që pastaj të mësoja. Prej vitesh konsiderohet e papërshatshme, prandaj kërkoj ndjesë”, tha Rama, transmeton Klankosova.tv

Rama është vlerësuar nga ndjekësit e tij, të cilët e përgëzuan për kërkimfaljen.

“Të zgjedhësh mes BE-së dhe kënetës, kënetës do të thotë që nuk je mirë, politikisht je autik, nuk është mirë”, kishte deklaruar Rama.