“Golden Eco” – “Golden Eagle” nis grumbullimin e ambalazheve që më pas do t’i riciklojë, paratë e fituara do shkojnë si donacion për arsim
Kompania “Frutex”, ka filluar nga sot me rastin e ditës së Tokës një projekt të ri, në të mirë të ambientit. Kjo kompani, me projektin e quajtur “GoldenEco”, do të nis grumbullimin e ambalazheve të cilat do t’i riciklojë dhe paratë e fituara do të shkojnë si donacion në arsim. “Ky projekt, pritet t’i kushtoj…

Lajme
Kompania “Frutex”, ka filluar nga sot me rastin e ditës së Tokës një projekt të ri, në të mirë të ambientit.
Kjo kompani, me projektin e quajtur “GoldenEco”, do të nis grumbullimin e ambalazheve të cilat do t’i riciklojë dhe paratë e fituara do të shkojnë si donacion në arsim.
“Ky projekt, pritet t’i kushtoj kompanisë “Frutex” rreth 100 mijë euro. Aty do të jenë të punësuar mbi 10 punëtorë dhe normalisht do të ketë edhe mekanizma përkatës. Gjithë idea e këtij projekti është që të bëjmë grumbullimin dhe klasifikimin e mbeturinave, shishes së qelqit, plastikës, kanaçës dhe letër. Grumbullimin kemi filluar ta bëjmë, sot në qytetin e Suharekës në 13 lokacione janë të vendosur mbi 50 kontenierë, kemi arrit marrëveshje me disa kompani për blerjen e materialeve të riciklueshme dhe po mendojmë që ky projekt mos të qëndroj vetëm në Komunën e Suharekës por të vazhdoj edhe në komuna të tjera”. Të gjitha të ardhurat nga riciklimi do të shkojnë si donacion për arsim, do të ndahen bursa për studentë dhe materiale të tjera”, kanë thënë nga “Golden Eagle”.
Ky projekt është mirëpritur edhe nga kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj i cili e ka falënderuar kompaninë “Frutex” për kontributin. /Lajmi.net/
Video: