Dyshohet se keqpërdori detyrën zyrtare në Regjistrin Civil, Policia në Gjilan ndalon për 48 orë një person

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan, ka ndërmarrë veprime hetimore lidhur me një rast të dyshuar të “keqpërdorimit të pozitës zyrtare” në një zyrë të gjendjes civile. Hetimet kanë zbuluar dyshime të bazuara për shkelje të procedurave ligjore gjatë regjistrimit të të dhënave personale në sistemin…

Lajme

22/04/2025 16:56

Policia e Kosovës, përkatësisht Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Gjilan, ka ndërmarrë veprime hetimore lidhur me një rast të dyshuar të “keqpërdorimit të pozitës zyrtare” në një zyrë të gjendjes civile.

Hetimet kanë zbuluar dyshime të bazuara për shkelje të procedurave ligjore gjatë regjistrimit të të dhënave personale në sistemin civil.

Personi i dyshuar është intervistuar në praninë e avokatit dhe është ndaluar me vendim të prokurorit kompetent për 48 orë. Ndërkohë, një person tjetër i përfshirë në rast është liruar në procedurë të rregullt.

Veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë Themelore.

Hetimet janë në vazhdim dhe institucionet përkatëse do të ndërmarrin të gjitha veprimet ligjore të nevojshme.