Aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë për ngacmim seksual të një të miture
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit D.Ll., i cili ngarkohet për ngacmim seksual ndaj një të miture. Në njoftimin e Prokurorisë, thuhet se rasti ka ndodhur më 26 mars të këtij viti në një shkollë në Gjakovë. “Sipas aktakuzës, ndër tjera ceket se i pandehuri me…

Lajme
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton se ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit D.Ll., i cili ngarkohet për ngacmim seksual ndaj një të miture.
Në njoftimin e Prokurorisë, thuhet se rasti ka ndodhur më 26 mars të këtij viti në një shkollë në Gjakovë.
“Sipas aktakuzës, ndër tjera ceket se i pandehuri me inicialet D.Ll., me datë 26.03.2025, në Gjakovë, saktësisht në Shkollën e Mesme të Ulët “M.K.”, e ngacmon seksualisht personin tjetër, e cila është viktimë e ndjeshme për shkak të moshës, duke u përfshirë në sjellje të padëshiruar verbale të natyrës seksuale ndaj të dëmtuarës/e mitur, veprime këto me të cilat të dëmtuarës/e mitur, i ka cenuar dinjitetin dhe i ka krijuar mjedis objektivisht frikësues, degradues dhe poshtërues”, thuhet në njoftim.
Me këto veprime, akuzohet se ka kryer veprën penale “Ngacmimi seksual” nga neni 183, par.4, lidhur me par.1, të Kodit Penal.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë, gjithashtu të pandehurit t’i vazhdohet masa e paraburgimit deri në aktgjykimin e plotfuqishëm.