Mbyllet krejtësisht lokali i Milan Radojiçiq në veri të vendit- restoranti i njohur si “Grey”
Milan Radojiciq, i njohur ndryshe si biznesmeni kontravers dhe politikani serb në veri të Kosovës vazhdon të jetë në kërkim në lidhje me sulmin në Banjskë ku i vrarë mbeti zyrtari policor Afrim Bunjaku. Pavarësisht kësaj, Radojiciq-it raportohet se po i mundësohet jetesa në Serbi, madje pa u penguar fare. Duke lënë anash këtë, sot…

Lajme
Milan Radojiciq, i njohur ndryshe si biznesmeni kontravers dhe politikani serb në veri të Kosovës vazhdon të jetë në kërkim në lidhje me sulmin në Banjskë ku i vrarë mbeti zyrtari policor Afrim Bunjaku.
Pavarësisht kësaj, Radojiciq-it raportohet se po i mundësohet jetesa në Serbi, madje pa u penguar fare.
Duke lënë anash këtë, sot është raportuar se në veri të vendit tashmë është mbyllur tërësisht restoranti “Grey”, i cili drejtohej nga bashkëshortja e Radojiciq, Ema Radojiciq.
Radojiçiq vazhdon të jetë i lirë pavarësisht se kundër tij janë duke u zhvilluar procedura penale si ën Beograd ashtu edhe në Kosovë në lidhje me rastin Banjsak. I njëjti mori përgjegjësinë për sulmin e ndodhur më 24 shtator 2023.
Ndonëse kanë kaluar një vit e gjysmë nga ajo ngjarje, hetimet në Serbinë qendrore po ngecin. Ende nuk ka aktakuzë.
Në anën tjetër, i është konfiskuar e gjithë pasuria në Kosovë, e vlerësuar në 3.4 milionë euro dhe sipas Agjencisë Kosovare për Menaxhimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, vetëm vila në liqenin e Gazivodës kap vlerën e rreth dy milionë euro.
E restoranti “Grey” i cili gjendet në veri të Mitrovicës raportohet se kap vlerën e pasurisë deri në 400 mijë euro.
Sic kanë raportuar mediat serbe, Milan Radoiçiq tani zyrtarisht nuk zotëron asnjë kompani, pasi ai transferoi aksionet e tij në gjithsej pesë kompani te Zvonko Veselinoviq dhe vëllai i tij Zharko.
Në të njëjtën kohë, gruaja e tij doli si investitore në një vilë në Dedinje, ndërtimi i së cilës do të kushtojë rreth 310 milionë dinarë ose 2.65 milionë euro.
Ajo pronë në bulevardin ‘Princ Aleksandar Karagjorgjeviq’ ishte regjistruar si pronë e përbashkët e Milan Radoiçiqit dhe gruas së tij Ema, por ndërkohë ai ia kaloi asaj pronën. Në afërsi të vilës ndodhet edhe një mur me Ljiljana Bozhoviqin gruan e Zvonko Veselinoviq, Nikola Petroviq – kumbari i Presidentit Aleksandar Vuçiqit./Lajmi.net/