Ramadani: Kosova, Shqipëria e Kroacia të fillojnë konkretisht bashkëpunimin në mbrojtje
Pas marrëveshjes të nënshkruar për mbrojtje në mes të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani ka kërkuar që të konkretizohen bashkëpunimet mes tyre. Ramadani përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se duhet tre vendet duhet të formalizojnë organizimin e ushtrimeve të përbashkëta…

Lajme
Pas marrëveshjes të nënshkruar për mbrojtje në mes të Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani ka kërkuar që të konkretizohen bashkëpunimet mes tyre.
Ramadani përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se duhet tre vendet duhet të formalizojnë organizimin e ushtrimeve të përbashkëta ushtarake dhe të krijojnë qendra trajnimi rajonal.
Tutje Ramadani ka thënë se duhet të planifikojnë organizimin e ushtrimeve të përbashkëta ushtarake dhe krijojnë qendra trajnimi rajonal.
“Duhet të forcojnë bashkëpunimin në fushën e inteligjencës dhe sigurisë kibernetike. Duhet të zgjerojnë planet në sigurinë civile, përfshirë reagimin ndaj emergjencave. Duhet të veprojnë të bashkërenduara në diplomacinë e sigurisë në forumet ndërkombëtare, përfshirë promovimin e Kosovës për anëtarësim në NATO”, ka shkruar ndër të tjera Ramadani në Facebook.
Ndryshe, Shqipëria, Kosova dhe Kroacia kanë nënshkruar marrëveshje trilaterale në fushën e mbrojtjes.