“Ta nderojmë me një m*t heshtje” Gafa e Sali Berishës teksa shprehte ngushëllimet për Papa Françeskun

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një gafë ditën e djeshme gjatë një takimi për fushatën elektorale në Pukë. Berisha derisa donte të ftonte të pranishmit që të mbanin një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut, bëri një “huqje”, e cila nuk i shpëtoi askujt. Ish-kryeministri ngatërroi fjalët, duke thënë: “Ju ftoj…

Lajme

22/04/2025 10:18

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një gafë ditën e djeshme gjatë një takimi për fushatën elektorale në Pukë.

Berisha derisa donte të ftonte të pranishmit që të mbanin një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut, bëri një “huqje”, e cila nuk i shpëtoi askujt.

Ish-kryeministri ngatërroi fjalët, duke thënë: “Ju ftoj të nderojmë me një m*t… me një minutë heshtje një burrë të madh të njerëzimit dhe një mik të shquar për kombin shqiptar, Papa Françeskun i cili u nda sot nga jeta. Krishtërimi mbarë njerëzimi, shqiptarët kanë humbur një kollos të mendimit, të besimit te Zoti por edhe të dashurisë dhe respektit për njëriun.” /Lajmi.net/