Pas më shumë se 184 ditëve Gjesti kthehet në Pavlan të Pejës, darkon me familjen
Besart Kelmendi i njohur për publikun si Gjesti u shpall fitues i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania. Ai fitoi çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, derisa në vend të dytë u rendit këngëtarja Rozana Radi. Në fjalët e para pas përfundimit të këtij sezoni, artisti shqiptar tha se do të kalojë…

ShowBiz
Besart Kelmendi i njohur për publikun si Gjesti u shpall fitues i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania.
Ai fitoi çmimin e madh prej 100 mijë eurosh, derisa në vend të dytë u rendit këngëtarja Rozana Radi.
Në fjalët e para pas përfundimit të këtij sezoni, artisti shqiptar tha se do të kalojë kohë me familjen.
Edhe sa ka qenë brenda, ka përmendur vazhdimisht se e ka marrë malli për vendlindjen, fshatin Pavlan, i cili shihet se është kthyer në shtëpi.
I njëjti qëndroi 184 ditë në izolim, marrë parasysh kalimin nga Big Brother i Kosovës në atë të Shqipërisë.
Këngëtari pejan ka shfaqur të gjitha ngjyrat me lojën e tij në këtë format, i cilësuar si një lojtar i kompletuar.
Në vend të tretë u rendit aktori Laert Vasili si dhe në vend të katërt Egli Tako.
View this post on Instagram