RC Cola dhe Frostea tani edhe në Greqi!

Royal Beverage, kompania prodhuese e pijeve në Gjilan dhe lider në tregun vendor të pijeve freskuese, vazhdon me sukses zgjerimin ndërkombëtar! Dy nga produktet tona kryesore – RC Cola, shija ikonike amerikane dhe Frostea, ice tea e freskët dhe moderne – tashmë janë pjesë e tregut grek. RC Cola sjell nostalgjinë e një shije të…

Lajme

21/04/2025 15:55

Royal Beverage, kompania prodhuese e pijeve në Gjilan dhe lider në tregun vendor të pijeve freskuese, vazhdon me sukses zgjerimin ndërkombëtar!

Dy nga produktet tona kryesore – RC Cola, shija ikonike amerikane dhe Frostea, ice tea e freskët dhe moderne – tashmë janë pjesë e tregut grek.

RC Cola sjell nostalgjinë e një shije të paharrueshme, ndërsa Frostea po fiton zemrat e konsumatorëve me freskinë dhe aromat natyrale. Të dyja janë pritur me entuziazëm në Greqi!

Besimi i konsumatorëve nuk është rastësi. Ai buron nga përkushtimi ynë ndaj cilësisë, inovacionit dhe standardeve ndërkombëtare si ISO 22000 & HACCP – të çertifikuar, që garantojnë sigurinë ushqimore dhe vazhdimësinë e cilësisë.

Ky është vetëm fillimi – me vizion të qartë dhe produkte të nivelit të lartë, Royal Beverage po e çon shijen tonë përtej kufijve.

 

#RCCola #frostea #RoyalBeverage #gjilan #MadeinKosovo #ISO22000 #shijepakufi #export