Daut Haradinaj: Ne i kemi bërë publik dy emra që jemi të gatshëm me i votu, ta shohim kë po e propozojnë
Sot vazhdon seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka folur për media para fillimit të seancës, transmeton lajmi.net. Haradinaj la të kuptohej se AAK do jetë e gatshme të votojë për kryeparlamentar nëse do propozohen emrat si Shqipe Selimi dhe Saranda Bogujevci. “Ta shohim se kënd do ta propozojnë. Ne…

Lajme
Sot vazhdon seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës.
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka folur për media para fillimit të seancës, transmeton lajmi.net.
Haradinaj la të kuptohej se AAK do jetë e gatshme të votojë për kryeparlamentar nëse do propozohen emrat si Shqipe Selimi dhe Saranda Bogujevci.
“Ta shohim se kënd do ta propozojnë. Ne i kemi bërë publik dy emra që jemi të gatshëm me i votu dhe nëse propozohet ndonjëri prej tyre, vota jonë është pro si grup parlamentar”, tha ai./Lajmi.net/