Krasniqi: Përgjegjësia i takon VV-së për të zgjedhur kryekuvendarin

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka deklaruar se do të duhej që të bëhet konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Pak para nisjes së seancës, Krasniqi është shprehur paksa i rezervar derisa shkurt tha se i takon partisë së parë që të arrijë të bëjë zgjidhjen e çështjes së konstituimit. “Jemi këtu për të ecur përpara,…

Lajme

21/04/2025 15:03

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka deklaruar se do të duhej që të bëhet konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Pak para nisjes së seancës, Krasniqi është shprehur paksa i rezervar derisa shkurt tha se i takon partisë së parë që të arrijë të bëjë zgjidhjen e çështjes së konstituimit.

“Jemi këtu për të ecur përpara, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit është përgjegjësia e atij që i ka fituar zgjedhjet, dhe atyre u takon t’i bëjnë votat. Nëse ata dështojnë, atëherë duhet të mendohet për opsione të tjera që parashihen me Kushtetutë”, tha Krasniqi./Lajmi.net/