Gërvalla: Sot në sallë do e shihni rezultatin- emri im s’është përmendur kurrë për krykuvendare

Deputetja Donika Gërvalla nga Lista Guxo ka deklaruar se shpreson që sot do të zhbllokohet gjendja në Kuvend. Ajo nuk pranoi të tregojë nëse i kanë votat e mjaftueshme për zgjedhjen e Albulena Haxhiut kryetare të Kuvendit. “Unë shpresoj që sot do të zhbllokohet gjendja në Kuvend thirrja është për partitë opozitare që të respektojnë…

Lajme

21/04/2025 14:59

Deputetja Donika Gërvalla nga Lista Guxo ka deklaruar se shpreson që sot do të zhbllokohet gjendja në Kuvend.

Ajo nuk pranoi të tregojë nëse i kanë votat e mjaftueshme për zgjedhjen e Albulena Haxhiut kryetare të Kuvendit.

“Unë shpresoj që sot do të zhbllokohet gjendja në Kuvend thirrja është për partitë opozitare që të respektojnë rregullat demokratik dhe të votojnë kryetaren e Kuvendit e cila s’ka si të jetë ndryshe përveç nga koalicioni fitues. Pra partia Guxo me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Alternativa”, deklaroi ajo, transmeton lajmi.net.

Tutje Gërvalla tha se sot në sallë do të shihet rezultati.

“Ky është plani tash do të hyjmë në sallë e të shohim si do të rrjedhë. Kur të hyjmë në sallë do të shihni rezultatin , s’besoj se është rruga ku duhet diskutuar këto gjëra, për pak minuta nis seanca aty do të shihni a ka apo s’ka”, deklaroi Gërvalla.

Gërvalla tha se nuk sheh asnjë logjikë apo sens në bllokimin e punimeve të Kuvendit.

“Dihet se vota për qeverinë do të duhej të ishte tema politike, ne ende jemi te pjesa fillestare të konstituimi  i kuvendit. As pozitës as opozitës nuk i kontribuon bllokimi i Kuvendit. Shpresoj që ditët e pushimit të kenë ndikuar që opozita të reflektojë”dekaroi Gërvalla.

Ajo tha se “Nuk është është përmendur asnjëherë emri i saj për kryekuvendare”./Lajmi.net/