Bajrami – Vetëvendosjes: Nëse jeni “patriotë”, tregoni qytetarëve si ta refuzojnë energjinë elektrike që na vjen nga kompani të lidhura me Serbinë e mafinë
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka shkruar në Facebook, për thirrjen që Lëvizja Vetëvendosje iu ka bërë qytetarëve që t’i bojkotojnë produktet e një kompanie kosovare, pasi që sipas tyre ata e shohin Kosovën si pjesë të Serbisë. Bajrami, ka shkruar se qytetarët nuk kanë kohë t’i shikojnë barkodet se nga vijnë produktet, por duhet…

Lajme
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka shkruar në Facebook, për thirrjen që Lëvizja Vetëvendosje iu ka bërë qytetarëve që t’i bojkotojnë produktet e një kompanie kosovare, pasi që sipas tyre ata e shohin Kosovën si pjesë të Serbisë.
Bajrami, ka shkruar se qytetarët nuk kanë kohë t’i shikojnë barkodet se nga vijnë produktet, por duhet t’i shikojnë cilat produkte kanë çmime më të lira, shkruan lajmi.net.
Ajo ka thënë se “patriotizmi” sot është të arrish t’i ushqesh fëmijët e ta paguash energjinë para se KESCO të shkëpusë nga rrjeti, sepse taksa e rikyçjes është 17 Euro.
“Këta që sot luajnë rolin e patriotit, në katër vjet qeverisje nuk lanë asnjë shenjë pozitive në këtë vend. Nuk e forcuan shtetin, nuk i mbrojtën qytetarët, e nuk u treguan të sinqertë me askënd. Për katër vjet, taksat e qytetarëve i shpenzuan për lluks dhe blerje të votave. Nëse janë patriotë siç pretendojnë, le t’u tregojnë qytetarëve se si ta refuzojnë energjinë elektrike që na vjen nga kompani fantome, herë të lidhura me Serbinë, herë të lidhura me mafinë. “Patriotat” deri me sot asnjë fjalë të vetme se kanë thënë për ngritjën e tarifave të energjisë dhe protestat e qytetarëve sepse për LVV-në sinonim i patriotizmit është Martin Berishaj & Co”, ka shkruar Bajrami. /Lajmi.net/
Postimi i saj i plotë në Facebook: